Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka kundërshtuar opsionin e zgjedhjeve të reja për të dalë nga kjo situatë, duke thënë se qytetarët kanë votuar për përfaqësuesit e tyre që formojnë institucionet.
“Çka është kjo dona me shku në zgjedhje? Ata na kanë zgjedhur për t’i zgjedhur institucionet. Duhet të bashkëbisedosh dhe të ulesh e të tentosh me gjet marrëveshje me atë që s’pajtohesh. Me ato që pajtohesh nuk ka nevojë marrëveshje me pasë. Nuk kemi pasë ftesa nga askush. Në këtë frymë forcat politike që të jenë të përgjegjshme”.
Limaj tha se Nisma në këtë drejtim do të japë kontributin në bazë të fuqisë që e ka.
“Ne kaq kemi fuqinë tonë politike, kaq kemi mundësinë dhe në këtë masë që e kemi do të jemi të përgjegjshëm. Ne ulem, bashkëbisedojmë, nuk do të thotë që pajtohemi. Tentojmë për t’u pajtuar”.
“Nuk zhbllokohet me votat tona kjo situatë. Kosova ka nevojë për një shumicë paralamentare, shpejt shpresoj që do ta kemi”.
Për deklaratat e tij të para dy ditëve se ka “ka lëvizje”, Limaj tha se iu referua letrave që nisën partitë politike.
“Atë ditë ka pasë lëvizje për ato letra që ishin, pra kishte letra edhe nga partia e parë edhe nga partia e tretë në kuptimin që lëviz diçka dhe pavarësisht rezultatet i pamë përgjigjet. Po shpresoj bre, po shpresoj që po harxhohen gjitha këto mundësitë, eksplorimet që janë duke i bërë forcat politike. Momenti është me i thirrë përgjegjësisë. Të gjithë do të kuptojnë se institucionet Kosova urgjent duhet me i pasë”.
“Kosova s’e ka luksin me mbetë kështu. Sa më shpejt na duhet një qeveri. Gjendja ekonomike kurrë më keq s’ka qenë. Duhet urgjentisht të marrim përgjegjësi për të rilëvizur ekonominë, diplomacinë dhe shteti t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë”. /Express/