Limaj: Qëndrimin e kemi të njëjtë - Duhet marrëveshje politike, pa të s’mund të ndërtohen institucionet - Gazeta Express
string(98) "limaj-qendrimin-e-kemi-te-njejte-duhet-marreveshje-politike-pa-te-smund-te-ndertohen-institucionet"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 11:09

Limaj: Qëndrimin e kemi të njëjtë – Duhet marrëveshje politike, pa të s’mund të ndërtohen institucionet

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 11:09

Fatmir Limaj kryetar i NISMA-s ka ripërsëritur qëndrimin e kësaj partie se duhet të ketë marrëveshje politike për konstituimin e institucioneve.

Ai ka thënë se në politikë duhet pjekuri e konsistencë.

‘‘Ne i qasemi seriozisht ndërtimit të institucioneve. Shteti ynë një e kemi tjetër s’ka, duhet të ndërtojë institucione përveç marrëveshjeve politike,  e cila do të krijonte institucione të Kuvendit dhe qeverinë. Nuk është garë e ping pongut, duhet konsistencë, pjekuri politike, dhe vendi të fitojë konstituimin. NISMA vazhdon të ketë qëndrimin që ka qenë që nga dita e parë me marrëveshje politike. Pa marrëveshje politike nuk mund të ndërtohen institucionet’’, ka thënë ai. /GazetaExpress