Limaj publikon foto me Rubinin: Kur koha kërkonte guxim e vendime të mëdha, ishim krah për krah - Gazeta Express
string(93) "limaj-publikon-foto-me-rubinin-kur-koha-kerkonte-guxim-e-vendime-te-medha-ishim-krah-per-krah"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 16:22

Limaj publikon foto me Rubinin: Kur koha kërkonte guxim e vendime të mëdha, ishim krah për krah

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 16:22

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj publikoi një fotografi me James Rubin, ish-ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit i cili po dëshmon sot në Gjykatën Speciale në Hagë, në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së.

Ai shkroi se ishin “krah për krah” me diplomatin amerikan.

“Atëherë kur koha kërkonte guxim dhe vendime të mëdha, ishim krah për krah”, shkroi Limaj.

“Sot, fjala e dhënë dhe e vërteta qëndrojnë po aq fuqishëm sa atëherë”, shtoi ai.