Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, pas dështimit të përpjekjes së radhës për të konstituuar Kuvendin e Kosovës është pyetur për ambiciet e Fatmir Limajt të Nismës për pozitën e kryetarit të Kuvendit.
Ajo insistoi që e drejta për të propozuar kryetarin e Kuvendit i tkaon partisë së parë dhe këtë e prezantoi si “mishërim i vullnetit të popullit”.
“Nëse ne ndërtojmë një standard tjetër ku dikush tjetër na cakton neve emrat apo dikush tjetër ka kërkesa për të qenë në këtë pozicion, unë mendoj që ne nuk po e mishërojmë vullnetin e popullit. Vetëvendosje ka dalë subjekti i parë me 48 deputetë, prandaj ne po e deformojmë këtë. Por, edhe nëse vazhdojmë me preferenca siç po do opozita atëherë sot do ta kemi një kryetar që i pëlqen opozitës dhe nënkryetarë që i pëlqejnë pozitës. Por, ne nuk jemi këtu për t’i pëlqyer njëri-tjetrit. Ne jemi parti politike duhet të sillemi sipas rregullave kushtuese”.
Për propozimet e partive të tjera për kandidat konsensual për postin e kryeparlamentarit, Haxhiu tha se “nuk jemi këtu për t’i pëlqyer njëri-tjetrit”.
“Ne jemi parti politike duhet të sillemi sipas rregullave kushtuese”.
“Për Lëvizjen Vetëvendosje është e qartë se çka do. Lëvizja Vetëvendosje do që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe më pas që të vazhdojmë me hapa të tjerë për formimin e Qeverisë dhe siç e dini mandatari jonë, Kurti ka 15 ditë pastaj në dispozicion që të votohet Qeveria e Kosovës. S’është e qartë se çfarë do opozita. Në vazhdimësi kanë qëndrime të ndryshme. Është e qartë që ata kanë preferenca, kanë emra të përveçëm. Ne bazohemi në të drejta kushtetuese dhe të drejtat kushtetuese vlejnë më shumë se çkado tjetër. I takon Vetëvendosjes që të bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit”./Express/