Limaj: Nëse s’bashkohemi me PDK-në, Nisma nuk merr pjesë në zgjedhje - Gazeta Express
string(65) "limaj-nese-sbashkohemi-me-pdk-ne-nisma-nuk-merr-pjese-ne-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 23:24

Limaj: Nëse s’bashkohemi me PDK-në, Nisma nuk merr pjesë në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 23:24

Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka deklaruar në TV Dukagjini se partia e tij nuk do të marrë pjesë në zgjedhje nëse nuk bashkohet me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në një listë.

Ai ka thënë se Nisma, sipas tij, tashmë është përgatitur për një opozitë jashtë parlamentit.

“Para tre muajsh jemi përgatitur për një opozitë jashtë parlamentit, për katër vjet opozitë. Ky që po ndodh është një lloj rivotimi nga zgjedhjet e fundit. Po përgatitemi për raundin tjetër zgjedhor”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, brenda tre muajsh nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në rezultatin zgjedhor.

“Duhet të jemi të sinqertë. Për tre muaj nuk mund të ndryshojë asgjë. Pak a shumë rezultatin e dimë. Ne do të përgatitemi për betejat tjera”, ka shtuar kryetari i Nismës./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement