string(70) "limaj-ne-konference-njofton-qe-forumi-intelektualeve-iu-bashkua-nismes"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 16:10

Limaj në konferencë njofton që Forumi Intelektualëve iu bashkua Nismës

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 16:10

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur në konferencën e sotme për media se Forumi Intelektualëve, me të cilët garuan bashkë në zgjedhjet e 9 shkurtit, i është bashkuar partisë së tij.

Ai këtë e quajti “një lajm i mirë për partinë tonë”.

“Nga sot e tutje Nisma Socialdemokrate i bashkohet Forumi Intelektualëve, një organizim politik që ka marrë pjesë në koalicionin tonë të përbashkët që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm”.

Limaj tha se Forumi Intelektualëve ka një sfond patriotik dhe se në momentet më të vështira për Kosovën kanë dhënë kontributin e tyre.

“Ndihemi më mirë dhe më të fuqishëm se kurrë që krah nesh dhe përfundimisht shkrihet dhe bashkohet me Nismën dhe nga sot do të jenë pjesë e pandashme”./Express/