Limaj: Mirë se kanë ardhur ambasadorët, masi të kryhet seanca flasim - Gazeta Express
string(66) "limaj-mire-se-kane-ardhur-ambasadoret-masi-te-kryhet-seanca-flasim"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 11:08

Limaj: Mirë se kanë ardhur ambasadorët, masi të kryhet seanca flasim

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 11:08

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, nuk pranoi të flasë për gazetarët nëse ka arritur ndonjë dakordim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në negociatat e nisura me të.

Ai tha se komentet e tij i bën pas seancës përkundër insistimit të gazetarëve.

I pyetur për prezencën e ambasadorëve sot në sallën e Kuvendit, Limaj tha: “Mirë se kanë ardhur. Masi të kryhet seanca flasim. Komentet i kam pas seancës”.

Limaj refuzoi të flasë edhe për vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme dyjavore pas përfundimit të afatit 30-ditor./Express/