Limaj: Kurti e prodhoi krizën politike - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

31/03/2020 22:33

Limaj: Kurti e prodhoi krizën politike

Lajme

Gazeta Express

31/03/2020 22:33

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kriza që u prodhua në kohën e pandemisë erdhi si rezultat i kryeministrit në deytrë të Kosovës, Albin Kurti.

Limaj thotë se “kryeministri në detyrë e prodhoi krizën”, me të cilën po përballemi aktualisht në kohën kur vendi është duke u ballafaquar me pandeminë që po shkakton virusi Covid-19.

Gjithashtu, Limaj tha se Kurti pos krizës që prodhoi, ai s’ishte i gatshëm ta përmbyllte dialogun.

“Kurti s’ishte i gatshëm ta përmbyllte dialogun Kosovë – Serbi”, është shprehur Limaj.

Tutje, Limaj tha se Kurti dhe presidenti i vendit, Hashim Thai, nuk mund të jetojnë pa njëri tjetrin në skenën politike.

“Këta të dy, Albin Kurti e Hashim Thaçi, nuk mund të jetojnë në skenën politike pa njëri-tjetrin”, ka thënë Limaj.

Gjithashtu, Limaj tha se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 61 vota, mund ta formojë qeverinë.

“Nëse LDK’ja e ka kryeministrin dhe mund t’i mbledhë 61 vota, pse jo. Varet shumë nga kandidati për kryeministër. Mund të formohet qeveria”, shtoi Limaj.