Limaj: Kurti e dëmtoi përjetësisht dhe në mënyrë të pariparueshme Kosovën - Gazeta Express
string(72) "limaj-kurti-e-demtoi-perjetesisht-dhe-ne-menyre-te-pariparueshme-kosoven"

Limaj: Kurti e dëmtoi përjetësisht dhe në mënyrë të pariparueshme Kosovën

Gazeta Express

30/03/2023 23:31

Lideri i partisë joparlamentare Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se marrëveshja e Ohrit, e dakorduar mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, e ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme Kosovën.

Limaj, duke folur në emisionin “DPT te Fidan Jupolli” në T7, ka thënë se pas marrëveshjes së Ohrit, Kosova nuk më e nëjjtë.

Lexo Edhe:

“Kosova më nuk është e njëjtë. Sistemi juridiko-politik më nuk është njëjtë, tani do të kemi edhe një strukturë paralele, e cila është luftuar për vite të zhbëhet. Do të jetë një strukturë paralele e komunitetit serb, përtej Asociacionit”, ka deklaruar Limaj.

“Kryeministri i Kosovës përjetësisht të pariparueshme e ka dëmtuar shtetin tonë”, ka shtuar ai.

Paraqitjet e fundit mediale të Kurtit, Limaj ka vlerësuar se janë prej zorit. Sipas tij, për ta mbuluar mashtrimin e tij.

“Mundohet me shti elefantin në thes, por nuk mundet. Mundohet me frazeologji me mbulu të gjithë atë dëm që po ia shkakton Kosovës, për ta mbuluar mashtrimin e tij. Ai po i mëshon atyre që e kanë votuar”, ka thënë ai.

Duke numëruar rezultatet negative të qeverisë, Limaj ka thënë se Kurti ka bërë gjithçka që ka kritikuar në opozitë.

“Krejt ky njeri cfarë ka atakuar, jo që s’i ka bërë, por i ka dhjetëfishuar si askush më parë. Ky është Albini origjinal, jo ai që e keni parë në opozitë. Në këtë studio pata thënë që ky njeri çfarë t’i qitni përpara, ka me nënshkru. Lërini më lojërat e tij”, ka deklaruar Limaj. /GazetaExpress

Emisioni KËTU.