string(114) "limaj-kunder-vijave-te-kuqe-sa-i-perket-koalicioneve-une-i-lexoj-numrat-smund-ta-ndryshojme-vullnetin-e-qytetareve"

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 15:06

Limaj kundër vijave të kuqe sa i përket koalicioneve: Unë i lexoj numrat, s’mund ta ndryshojmë vullnetin e qytetarëve

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 15:06

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, qysh pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve, kishte shprehur gatishmëri për bashkëpunim edhe më Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. Ky qëndrim politik i hapur edhe ndaj Kurtit, i ka kushtuar Limajt me prishje të raporteve më Ramush Haradinajn, më të cilin kanë garuar bashkë në zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Gazeta Express.

Në një intervistë për TCH, Limaj ka thënë se ndonëse s’është i kënaqur me atë që ka ndodhur përgjatë katër viteve të fundit dhe kishin kërkuar ndryshim, është kundër vijave të kuqe sa i përket koalicioneve dhe potencon se si kryetar i NISMA-s e lexon rezultatin e zgjedhjeve.

“Si politikan unë i lexoj numrat, mesazhi i numrave, vullneti i qytetarëve është ky, nuk mund ta ndryshojmë. Dhe Kosova sa është e atij që ka fituar më shumë vota, është edhe e atij që ka më së paku vota”, ka thënë Limaj.

Ai thotë se s’mund të qëndrohet pa u përfshirë në procese, meqë s’ka dhe një Kosovë të dytë./Express/

aaaaa