Limaj: Kudo që dialogohet, Kosova shkon për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke - Gazeta Express
string(89) "limaj-kudo-qe-dialogohet-kosova-shkon-per-marreveshjen-perfundimtare-per-njohje-reciproke"

Gazeta Express

14/08/2020 21:51

Limaj: Kudo që dialogohet, Kosova shkon për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke

Gazeta Express

14/08/2020 21:51

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar ftesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për liderët e Kosovës dhe Serbisë për t’u takuar në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator.

Limaj thotë se takimi i 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë është dëshmia më e mirë e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo Edhe:

“Kudo që dialogohet, në Washington apo Bruksel,  Kosova është gati për t’u ulur në tryezën e bisedimeve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke mes dy vendeve”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Kreu i Nismës shkruan se Kosova është e bekuar me miqësinë me ShBA-të.