Limaj i shpreh ngushëllime familjes Buzhala - Gazeta Express
string(43) "limaj-i-shpreh-ngushellime-familjes-buzhala"

Limaj i shpreh ngushëllime familjes Buzhala

Gazeta Express

11/07/2020 20:02

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka ngushëlluar gazetarin Berat Buzhala për vdekjen e të atit, Bashor Buzhala.

Limaj i shprehu ngushëllime familjes Buzhala dhe të gjithë atyre që i ka prekur vdekja e të ndjerit.

Lexo Edhe:

“Me keqardhje morëm sot lajmin se, si pasojë e infektimit me Covid 19, ka ndërruar jetë miku ynë, Bashor Buzhala, njëherit babai i gazetarit të njohur, Beratit. Ngushëllime familjes Buzhala dhe gjithë atyre që sot i ka prekur vdekja e Bashorit”, shkroi Limaj.

Tutje, Limaj tha se sot çdo veprim i qytetarëve të Kosovës që funksionon në parandalimin e koronavirusit, është veprim fisnik.

I pari i Nismës bëri thirrje të respektohen masat e IKSHPK’së, sepse sipas tij, kjo është alternativa e vetme për ta fituar luftën kundër këtij virusi.

“Sot, çdo veprim i qytetarëve të Kosovës në funksion të parandalimit të përhapjes së kësaj pandemie është veprim fisnik. Le të vazhdojmë të përdorim masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet shëndetësore, sepse kjo është alternativa e vetme për ta fituar këtë betejë ndaj këtij virusi”, përfundoi Limaj.