Arben Gashi nga LDK-ja ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai është pyetur për Agim Veliun dhe rikandidimin e tij të mundshëm.
“Prezenca e Agim Veliut riparon të drejtën e Agimit për me u zgjedh pastaj, a e zgjedhin është çështje e elektoratit të LDK-së”.
I pyetur nga Burim Ramadani se a duhet t’i kërkojë falje LDK-ja Agim Veliut, Gashi kishte një përgjigje.
“Jo nuk është çështje e kërkim faljes, largimi ka qenë deri para 1 viti. Nuk po du me i hap këto tema, me rëndësi është ne me qenë bashkë e me tregu vizionin”, ka deklaruar ai. /Gazeta Express.