Limaj arrin në Kuvend me disa deputetë, mungon Haxhi Shala - Gazeta Express
string(58) "limaj-arrine-ne-kuvend-me-disa-deputete-mungon-haxhi-shala"

Limaj arrin në Kuvend me disa deputetë, mungon Haxhi Shala

Gazeta Express

03/06/2020 10:50

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me disa anëtarë të partisë së tij ka arritur në Kuvend të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Kanë mbetur edhe pak minuta për seancën, në të cilën pritet të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin.

Lexo Edhe:

Së bashku me Limajn janë parë edhe deputetët e kësaj partie, Endrit Shala e Albulena Halimaj.

Mirëpo, me kreun e Nismës nuk është parë edhe deputeti Haxhi Shala.

Shala ka deklaruar se nuk ka vendosur ende nëse do të votojë pro kësaj qeverie. /Express/