Lily James dhe Sebastian Stan krijojnë skenat e martesës së Pamelës me Tommyn - Gazeta Express
string(77) "lily-james-dhe-sebastian-stan-krijojne-skenat-e-marteses-se-pameles-me-tommyn"

TV/Film

Gazeta Express

08/06/2021 20:26

Lily James dhe Sebastian Stan krijojnë skenat e martesës së Pamelës me Tommyn

TV/Film

Gazeta Express

08/06/2021 20:26

Pam dhe Tommy janë martuar! Në fakt janë gjoksmadhja Lily James dhe Sebastian Stan që kanë krijuar momentin e njohur kur ylli i Baywatch u martua me rokerin e Motley Crue … pasi që ata ishin njoftuar 96 orë më parë

Ikona e Baywatch dhe tupanxhia i Motley Crue ishin martuar më 19 shkurt të vitit 1995, në plazhin e Cancunit në Meksikë, para tetë mysafirëve dhe pasi ishin njohur katër ditë më parë.

Lexo Edhe:

Gjatë vikendit në Los Angeles, aktorët Lily James dhe Sabastian Stan u fotografuan duke e rikrijuar këtë skenë të dasmës derisa pritet që të xhirojnë serialin dramë Pam & Tommy.

Lily (32) dhe Sabastian (38) do të dramatizojnë këtë martesë kontraverze, e cila u xhirua në kishë.

Ylli i Baywatch dhe rokeri do të ishin të martuar për tri vite nga e cila martesë do të lindin dy fëmijë, Brandon Thomas Lee (25) dhe Dylan Jagger Lee (23).

Kaseta e tyre e famshme ishte bërë gjatë muajit të tyre të mjaltit, e cila pritet po ashtu të jepet në detaje në miniserialin televiziv.

Pamela Anderson thuhet se e ka kritikuar këtë serial, me një burim afër aktores që e ka cilësuar atë “një shaka e lirë”. /GazetaExpress/