Lille është mposhtur nga Saint Etienne me rezultat minimal 1-0 në kuadër të xhiros së katërt.
Vendasit shënuan në minutën e gjashtë me anë Mathiu Cafaro, shkruan Gazeta Express.
Ky ishte edhe goli i vetëm i kësaj ndeshje, pasi deri në fund nuk pati gola.
Futbollisti dardan Edon Zhegrova, luajti 90 minuta.
Ai pati notën 7.0 sipas Sofa Score.
Lille pësoi humbjen e dytë me radhë, pas disfatës nga Parisi 3-1.
Pas katër ndeshjeve Lille ka gjashtë pikë, kurse Saint Etienne shënoi fitoren e parë këtë edicion./Gazeta Express