Lillard: S’do të luaj nëse s’kam gjasa të kualifikohem në play-offs - Gazeta Express
string(64) "lillard-sdo-te-luaj-nese-skam-gjasa-te-kualifikohem-ne-play-offs"

Lillard: S’do të luaj nëse s’kam gjasa të kualifikohem në play-offs

Gazeta Express

27/05/2020 11:28

Ylli i Portland Trail Blazers, Damian Lillard, ka bërë të ditur se ai nuk do të luajë kur të rinisë sezoni i NBA nëse skuadra e tij nuk ka gjasa reale të kualifikohet në fazën e play-offs.

Sezoni 2019/20 i NBA ka qenë i suspenduar shkaku i përhapjes së virusit Covid-19 në botë që nga 11 marsi, ndërsa liga po synon t’i rinisë ndeshjet në qershor ose korrik, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Zëdhënësi i NBA, Mike Bass, ka bërë të ditur se liga dhe Shoqata e Basketbollistëve Profesionistë janë duke mbajtur negociata me kompaninë Walt Disney për ta gjetur një zgjidhje për rinisjen e sezonit aktual.

Sipas ESPN, komisionari i NBA Adam Silver dhe pronarët e klubeve kanë arritur marrëveshje që të gjitha ekipet të vendosen në të njëjtin kampus, ku do të zhvilloheshin edhe të gjitha stërvitjet dhe ndeshjet, në mënyrë që lojtarët të ndihen sa më të sigurt.

“Nëse ne kthehemi dhe ata thonë se po i shtojmë disa ndeshje për ta përfunduar sezonin e rregullt dhe na detyrojnë të dalim në fushë për të luajtur ndeshje të pakuptimta dhe nëse nuk kemi gjasa reale që të shkojmë në play-offs… do të qëndroj me ekipin tim pasi që jam pjesë e skuadrës. Por, nuk do të marr pjesë, po ju tregoj tash”, ka thënë Lillard.

Kur sezoni u ndërpre, Trail Blazers ishin në pozitën e nëntë në tabelën e Konferencës Perëndimore me rekord prej 29 fitoreve dhe 37 humbjeve, duke mbetur vetëm pak prapa Memphis Grizzlies në luftën për një vend për kualifikim në play-offs. /Gazeta Express/