Lila Moss shfaqet me pompën e insulinës në Met Gala - Gazeta Express
string(51) "lila-moss-shfaqet-me-pompen-e-insulines-ne-met-gala"

Lila Moss shfaqet me pompën e insulinës në Met Gala

Yjet

Gazeta Express

03/05/2022 19:42

Lila Moss është shfaqur me pompën e insulinës teksa ajo e moderon tipin 1 të diabetit, ku modelja po ashtu ishte në Met Gala – pasi pranoi që mjeti “shkon me të çdokund”

Lila Moss ka treguar pompën e insulinës e cila e ndihmon atë për ta kontrolluar tipin 1 të diabetit, teksa ajo ishte e pranishme në ngjarjen e përvitshme të Met Gala në New York që u mbajt të hënën në orët e mbrëmjes.

Lexo Edhe:

Bashkë me supermodelen në këtë ngjarje erdhi nëna e saj Kate Moss, e ku 19 vjeçarja bëri paraqitjen e saj të fundit në tepihun e kuq me një fustan të dizajnuar nga Burberry, që ishte i ambalazhuar me letra dhe numra që ishin të mbështjellë me diamant.

Tejdukshmëria e veshjes bëri që ta merr vëmendjen pompa e insulinës në ijën e saj të majtë dhe mjeti i vazhdueshëm që kontrollon glukozën në gjak në krahun e saj të sipërm të djathtë derisa ajo hynte brenda ikonës së Metropolitan Museum of Modern Art në New York. /GazetaExpress/