Lihet në burg Vilson Pepa, bashkëpunëtori i Çopjave në trafikun e 11 tonëve kokainë - Gazeta Express
string(82) "lihet-ne-burg-vilson-pepa-bashkepunetori-i-copjave-ne-trafikun-e-11-toneve-kokaine"

Shqiperi

Gazeta Express

09/09/2025 14:11

Lihet në burg Vilson Pepa, bashkëpunëtori i Çopjave në trafikun e 11 tonëve kokainë

Shqiperi

Gazeta Express

09/09/2025 14:11

Gjykata e Posaçme ka lënë fuqi masën “arrest me burg” për Vilson Pepën, i ekstraduar dy ditë më parë nga Republika Dominikane

I dyshuar për trafikim droge, organizatë kriminale dhe pastrim parash, Vilson Pepa konsiderohet nga SPAK si anëtar i grupit të Ervis Çelës, që brenda dy viteve ka trafikuar tonelata me kokainë nga Paraguaji drejt Evropës.

Çështja e trafikut të gati 11 tonë kokainë  u hap në 2023 nga një referim  Byrosë Kombëtare të Hetimit, që vuri në dijeni SPAK se ndaj Ervis dhe Ardjan Çela të dënuar për vrasje disponoheshin të dhëna për dërgesat e drogës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Ndërkohë që për vëllain e tyre u referuan indicie se ekspozohej në një kompani ndërtimi përmes të cilës nga 2021-2023 ishin firmosur kontrata të shumta për kalim pasurish. Për porositë e përcjella nga të huajt kanë konfirmuar për SPAK se si përgjatë 2020 Holanda bllokoi qindra kilogramë kokainë dhe në një rast bllokoi 2 milionë euro.

Në bisedat e përftuara nga aplikacioni SKY Ecc ekspozohet jo vetëm drejtuesi i organizatës por edhe secili nga anëtarët e dyshuar mes tyre edhe Vilson Pepa i cili në një rast i përcjell Ervis Çelës fotografi nga blloku i shënimeve për pagesat e kryera të lekëve të kokainës.

Në fashikull përmendet se si i dyshuari dërgoi fotografi mbi shumat e  parave të mbështjella. Në komunikimet e mëpasshme me shefin përmenden dërgesat me shprehjen “mall çfarë dua më shumë unë”  se duhet ikur me lekë.