Dy demokratë nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së vizituan Kubën javën e kaluar, duke parë nga afër pasojat e bllokadës së naftës të vendosur nga Trump, raporton Reuters.
Ligjvënësit, Pramila Jayapal dhe Jonathan Jackson, e quajtën këtë embargo “një bllokadë të paligjshme të energjisë” dhe theksuan vuajtjet e popullit kuban, veçanërisht në spitale dhe njësit onkologjike e pavijone materniteti që kanë degraduar për dekada. Gjatë udhëtimit pesë-ditor, ata u takuan me Presidentin Miguel Diaz-Canel, ligjvënës kubanë dhe zyrtarë të lartë të ministrisë së jashtme.
Ligjvënësit nënvizuan se ka filluar dialog midis të dy vendeve, por ende nuk ka arritur në fazën e negociatave, duke kërkuar uljen e retorikës dhe fillimin e negociatave reale për të përmirësuar situatën humanitare.