Ligji për të Huajt që nis të zbatohet në plotni nga 15 marsi, Kurti përsëri takim me krejt  ambasadorët e huaj - Gazeta Express
string(108) "ligji-per-te-huajt-qe-nis-te-zbatohet-ne-plotni-nga-15-marsi-kurti-perseri-takim-me-krejt-ambasadoret-e-huaj"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 18:24

Ligji për të Huajt që nis të zbatohet në plotni nga 15 marsi, Kurti përsëri takim me krejt  ambasadorët e huaj

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 18:24

Kryeministri Albin Kurti, priti në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Siç njofton ZKM, ky është takimi i dytë i këtij formati prej se ka filluar zbatimi gradual i Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete me datë 15 janar 2026.

“Kryeministri Kurti i njoftoi ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë me punën e Ministrisë së Brendshme në informimin sa më të drejtë të të gjithë qytetarëve, fushatës, dhe aktiviteteve tjera të ndërmarra në këtë drejtim në mënyrë që zbatimi i plotë, i cili fillon me datën 15 mars 2026, të ketë paraprakisht informimin e drejtë, të saktë dhe të duhur për çdo të huaj ashtu që ata të jenë të njohur me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Advertisement
Advertisement
Advertisement