Ligji për të huajt, Lista Serbe ankohet te shefi i UNMIK-ut - Gazeta Express
string(58) "ligji-per-te-huajt-lista-serbe-ankohet-te-shefi-i-unmik-ut"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 12:56

Ligji për të huajt, Lista Serbe ankohet te shefi i UNMIK-ut

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 12:56

Lista Serbe i është ankuar shefit të ri të UNMIK në Kosovë, Peter Due, për atë që e cilëson si përkeqësim të situatës së sigurisë dhe pozitës së serbëve në Kosovë.

Një delegacion i kësaj partie, i udhëhequr nga kryetari Zlatan Elek, zhvilloi një takim me kreun e UNMIK-ut, gjatë të cilit, sipas njoftimit të Listës Serbe, u diskutua për ‘sfidat me të cilat përballet komuniteti serb’.

Sipas kësaj partie, përfaqësuesit e saj e njoftuan shefin e UNMIK-ut për problemet që, siç thonë ata, i hasin serbët në baza ditore.

Në takim thuhet se u ngrit edhe çështja e paralajmërimeve për zbatimin e ligjit për të huajt dhe atij për automjetet, për të cilat përfaqësuesit e kësaj partie thanë se duhet të jenë “alarm për të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”.

“Nëse një qasje e tillë vazhdon, ekziston rreziku real që të rrezikohet edhe më tej mbijetesa e popullit serb në Kosovë, të dëbohen mijëra bashkëkombës tanë dhe të rrezikohen institucionet vitale”, citohet të kenë thënë përfaqësuesit e Listës Serbe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement