Ligji për të huajt – Fillon mbledhja e të dhënave për serbët që kanë nevojë për regjistrim të vendbanimit në Kosovë - Gazeta Express
string(113) "ligji-per-te-huajt-fillon-mbledhja-e-te-dhenave-per-serbet-qe-kane-nevoje-per-regjistrim-te-vendbanimit-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 11:25

Ligji për të huajt – Fillon mbledhja e të dhënave për serbët që kanë nevojë për regjistrim të vendbanimit në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 11:25

Nebojsha Arsiq, udhëheqës i universitetit paralel në Mitrovicën veriore, deklaroi se kanë nisur procedurën për mbledhjen e informacioneve për personat të cilëve u nevojitet regjistrimi i vendbanimit, pas marrëveshjes së Qeverisë së Kosovës me BE’në lidhur me ligjin për të huajt.

Leje nuk kanë 2.780 studentë dhe 550 profesorë dhe staf mësimor, ndërsa Arsiq ka deklaruar se deri më sot kërkesë kanë paraqitur 414 të punësuar dhe pak më shumë se 2.400 studentë.

Ai gjithashtu thekson se mbledhja e të dhënave është plotësisht mbi bazë vullnetare.

“Të gjithë të punësuarit dhe të gjithë studentët janë njoftuar se mbledhja e këtyre informacioneve është ekskluzivisht në bazë vullnetare dhe këto të dhëna janë në një vëllim shumë më të vogël sesa të dhënat që jepen gjatë kalimit të vijës administrative. Pra, këto të dhëna që ne po i mbledhim me qëllim sigurimin e dokumenteve të nevojshme për qëndrimin dhe punën e të punësuarve në këtë hapësirë, si dhe të studentëve tanë, po zhvillohet normalisht dhe ne do të jemi në gjendje që të gjitha këto të dhëna të mbledhura t’i përcjellim, siç është dakorduar, te kryetarët e komunave në përputhje me marrëveshjen e arritur”, shpjegon Arsiq.

Ai ka thënë edhe se ata janë në kontakt me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, në mënyrë që gjithçka të ‘zhvillohet pa pengesa’’.

“Të gjitha shërbimet janë njoftuar se duhet të pranojnë edhe të dhënat që mbërrijnë më vonë, e pastaj do të shohim, në marrëveshje me përfaqësuesit tanë politikë — duhet të them se jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta — ndërsa ata me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, gjithçka me qëllim të zhvillimit pa pengesa të këtij procesi shumë të rëndësishëm për ne. Sepse pa zgjidhjen e këtij statusi, Universiteti do të ishte në probleme të mëdha. Mund të them se priten edhe masa administrative dhe burokratike nga pala tjetër, të cilat me gjasë do të përpiqen ta vështirësojnë këtë proces të regjistrimit, përkatësisht marrjen e këtyre lejeve të qëndrimit. Por shpresoj se në bisedimet me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare do të arrijmë t’i largojmë të gjitha këto probleme”, thekson Arsiq.

Advertisement
Advertisement
Advertisement