Ligji për të huajt dhe automjetet, MPB-ja vazhdon aktivitetet informuese - Gazeta Express
string(71) "ligji-per-te-huajt-dhe-automjetet-mpb-ja-vazhdon-aktivitetet-informuese"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 14:15

Ligji për të huajt dhe automjetet, MPB-ja vazhdon aktivitetet informuese

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 14:15

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po vazhdon aktivitetet informuese në kuadër të procesit të zbatimit të Ligjit për të huajt dhe ligjit për automjete.  

Në kuadër të kësaj fushate informuese, janë vendosur posterë në të gjitha qendrat komunale të regjistrimit të gjendjes civile dhe regjistrimit të automjeteve, në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës, si dhe në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me qëllim të informimit të qytetarëve për zbatimin e këtyre dy ligjeve. 

“Qëllimi i kësaj fushate e cila do të zgjasë deri më 15 mars 2026 dhe do të përfshijë edhe aktivitete të tjera është informimi dhe vetëdijesimi i qytetarëve lidhur me procedurat ligjore për hyrje, qëndrim dhe punësim në Republikën e Kosovës, si edhe për rregullat dhe obligimet që kanë të bëjnë me drejtimin dhe qarkullimin e automjeteve në territorin e vendit”, thuhet në njoftim. 

Ministria e Punëve të Brendshme falënderon Policinë e Kosovës dhe të gjithë zyrtarët e angazhuar për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë realizimit të kësaj fushate, si dhe shpreh mirënjohje për qytetarët për bashkëpunimin e tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement