"Ligji për pagën minimale duhet të zbatohet pa kompromis në sektorin publik dhe privat" - Gazeta Express
string(85) "ligji-per-pagen-minimale-duhet-te-zbatohet-pa-kompromis-ne-sektorin-publik-dhe-privat"

Lajme

Gazeta Express

22/03/2026 10:14

“Ligji për pagën minimale duhet të zbatohet pa kompromis në sektorin publik dhe privat”

Lajme

Gazeta Express

22/03/2026 10:14

Paga minimale në Kosovë  me legjislacionin e ri dhe kornizën e re ligjore e cila është në fuqi duhet të zbatohet me patjetër si në sektorin publik edhe në atë privat.

Kështu, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, avokati Musa Damati.

Sipas tij, ky legjislacion dhe kornizë  ligjore e re e cila është  në fuqi ka karakter të normave dhe dispozitave imperative, të cilat janë të detyrueshme për zbatim.

“Paga minimale në Republikën e Kosovës, me legjislacionin e ri, kornizën e re ligjore në fuqi, patjetër se ka karakter të normave, dispozitave imperative, që do të thotë se janë të detyrueshme dhe duhet të zbatohen me patjetër në sektorin publik dhe privat. Mirëpo, në Kosovë, një ndër mangësitë kryesore të kornizës ligjore është mospërshtatshmëria, mosfunksionimi, apo siç njihet ndryshe, mos-sundimi i ligjit, e që unë si avokat mendoj se duhet të bëhen përpjekje më të mëdha në mënyrë që me çdo kusht dhe pa kompromis të zbatohet ligji. Nuk lejohet. Vendimet e brendshme të punëdhënësit duhet të jenë në harmoni me aktin më të lartë juridik, në këtë rast me ligjin, dhe organet kompetente duhet të veprojnë. Janë organet kompetente të përcaktuara me ligjin në fuqi“, ka thënë  Damati.

Damati, thekson se ndër mangësitë kryesore të kornizës ligjore në Kosovë mbetet mospërshtatshmëria dhe mosfunksionimi i ligjit, apo siç njihet ndryshe, mungesa e sundimit të ligjit.

Ai vlerëson se institucionet shtetërore duhet të ndërmarrin përpjekje shumë më serioze dhe pa asnjë kompromis për zbatimin e ligjit.

“Vendimet e brendshme të punëdhënësve duhet të jenë në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik, që në këtë rast është ligji. Nuk lejohet shmangia e tij,” ka deklaruar Damati, duke shtuar se organet kompetente, të përcaktuara qartë me ligjin në fuqi, kanë obligim të veprojnë dhe të sigurojnë respektimin e plotë të dispozitave ligjore.

Avokati Damati thotë  se vetëm përmes zbatimit rigoroz të ligjit mund të garantohet mbrojtja e të drejtave të punëtorëve dhe funksionimi real i shtetit të së drejtës.

Më  31 tetor të  vitit të  kaluar atë  kohë  qeveria në  detyrë  ka miratuar rritjen e pagës minimale, e cila do të arrijë në 500 euro deri në korrik të vitit 2026./Ekonomia Online

Advertisement
Advertisement
Advertisement