Ligjëratë publike nga Stevan Weine - Gazeta Express
string(34) "ligjerate-publike-nga-stevan-weine"

Arte

Gazeta Express

08/02/2024 16:46

Ligjëratë publike nga Stevan Weine

Arte

Gazeta Express

08/02/2024 16:46

Të enjten me 8 shkurt, nga ora 19:00 në ‘Tulla -Cultura Center’ mbahet ligjëratë publike nga Dr. Stevan Weine, “Mendjet më të ndritura: Si e ktheu Allen Ginsberg çmendurinë në poezi revolucionare.”

Poezia “Howl” (Ulërimë) e Allen Ginsberg-ut fillon me një prej frazave më rezonante në poezinë moderne: ”I kam parë mendjet më të ndritura të brezit tim të shkatërruara prej çmendurisë”.

Lexo Edhe:

Tridhjetë vite më vonë, Ginsberg i dorëzoi një studenti të mjekësisë në Universitetin Columbia materiale që nuk i kishte ndarë më parë me askënd tjetër, duke përfshirë regjistra psikiatrikë që dokumentonin se si ai dhe nëna e tij, Naomi Ginsberg, ishin përballur me sëmundje mendore.

Dr. Stevan Weine, studenti i atëhershëm i mjekësisë që pati pranuar këto materiale dhe tani autor i librit “Best Minds: How Allen Ginsberg Made Revolutionary Poetry from Madness” (Mendjet më të ndritura: Si e ktheu Allen Ginsberg çmendurinë në poezi revolucionare) do të sjellë një vështrim shpërfaqës të asaj se si poeti legjendar i Brezit Beat, Allen Ginsberg, transformoi përvojat e sëmundjes mendore dhe çmendurisë në disa prej poezive më të fuqishme e gjerësisht të lexuara të shekullit të njëzetë.

Në këtë ligjëratë publike, Dr. Weine do të ndajë poezi, video, imazhe, copëza biografike, dhe regjistra psikiatrikë që tregojnë se si ai dhe nëna e tij, Naomi Ginsberg, ishin përballur me sëmundje mendore. Ai shqyrton marrëdhëniet komplekse mes sëmundjes mendore, psikiatrisë, traumës, poezisë dhe profecisë – përmes qasjes që Ginsberg e ofroi me aq bujari – për të hedhur një dritë të re, të gjallë dhe të domosdoshme mbi një ikonë amerikane. Weine ofron edhe një të kuptuar të ri mbi paternalizmin, dështimet në trajtim, lëshimet etike dhe kufizimet e psikiatrisë amerikane të viteve të 40-ta dhe të 50-ta të shekullit të njëzetë.

Përballë zbulimeve të reja, sfidat me të cilat ishte përballur Ginsberg duken më të ashpra dhe arritjet e tij, si poet por edhe si avokues, edhe më mbresëlënëse.