Sot, më 6 shkurt në hapësirat e Kino Armata mbahet ligjëratë dhe bashkëbisedim mes Alexander Kluges dhe Rainer Stollmann.
Ligjërata e Prof. Dr. Rainer Stollmann fokusohet në kritikën e Alexander Kluges ndaj diskursit publik zyrtar dhe avokimit për forma alternative të ndërveprimit, duke lidhur inovacionin mediatik me krizat shoqërore. Ai shtjellon qasjen jokomerciale të Kluges mbi gërshetimin e mediave klasike dhe moderne, duke reflektuar angazhimin e tij për demokratizimin e hapësirave publike. Biseda ofron gjithashtu njohuri biografike mbi përvojat e autorit përgjatë kohës së luftës dhe thellohet në idetë teorike, duke përdorur materiale kyçe për të eksploruar temat e subjektivitetit, historisë dhe marrëdhënies midis realitetit dhe f iksionit. Alexander Kluge do të kyçet online në ligjëratë dhe do të bashkëbisedojë me Rainer Stollmann.
Moderon: Alexander Vojvoda