Ligjëratë: “Ndryshimi i rrjedhës – Vënia në dyshim e dhunës si normë kulturore” - Gazeta Express
string(74) "ligjerate-ndryshimi-i-rrjedhes-venia-ne-dyshim-e-dhunes-si-norme-kulturore"

Ligjëratë: “Ndryshimi i rrjedhës – Vënia në dyshim e dhunës si normë kulturore”

Arte

Gazeta Express

15/02/2024 14:52

Qendra “Libart” të mërkurën, me 21 shkurt nga ora 18:00 organizon ligjëratën me profesoreshën Kaltrina Kelmendi mbi temën “Ndryshimi i rrjedhës: Vënia në dyshim e dhunës si normë kulturore”.

Ligjërata do të diskutoj për atë se si kulturat miratojnë dhunën përmes zakoneve dhe ritualeve. Do të shohim si nderi, morali, respekti dhe pushteti ndikojnë në pranimin e dhunës si pjesë e jetës së përditshme dhe si mund të ndryshojmë këtë përmes arsimit dhe aktiviteteve kulturore e artistike.

Lexo Edhe:

Diskutimi do të përqendrohet te rëndësia e medias, artit dhe arsimit për të formuar një kulturë paqeje dhe kuptimi të ndërsjelltë.

/Express