Ligjëratë me Sezzin Romi në Lumbardhi - Gazeta Express
string(37) "ligjerate-me-sezzin-romi-ne-lumbardhi"

Ligjëratë me Sezzin Romi në Lumbardhi

Arte

Gazeta Express

18/06/2024 16:13

Sezzin Romi, udhëheqëse e bibliotekës dhe arkivës së Salt në Stamboll në Bibliotekën e Prizrenit (American Corner) mbanë ligjëratë më datë 27 qershor.

“Mbledhja, arkivimi & qasshmëria” është titulli i ligjëratës së saj dhe fokusohet në projektin e Arkivit Publik të Lumbardhit që përqëndrohet në ndërtimin e një arkivi me fokus në historinë moderne të Prizrenit.

Lexo Edhe:

Duke vënë në vëmendje nocionin e arkivit, ajo do të shpjegojë dobinë e këtij procesi dhe dobitë e përdorimit të arkivave nga institucionet.

Marrë shkas nga eksperienca e saj në Salt ajo do të shqyrtojë rolin e arkivit dhe institucioneve në prodhimin e historisë dhe të dijes.

Më shumë për Sezin Romi:

Sezin Romi është bibliotekiste dhe arkiviste drejtuese e Salt (Stamboll, Turqi). Ajo punoi në Platformën Garanti CAC, Stamboll midis 2007 – 2010 dheka marrë pjesë në krijimin e sistemeve të arkivit të bibliotekës dhe artit bashkëkohor në këtë platformë si dhe udhëhoqi transformimin e saj në Salt Research në 2011.

Fusha kërkimore e Romit përfshin zhvillimin e koleksioneve të librave, kërkimeve dhe projekteve arkivore mbi historinë e artit në Turqi pas viteve 1950.

Ajo gjithashtu është bashkëredaktore e botimeve të ndryshme si İsmail Saray (Salt, 2018), Sentez ve Montaj: Özer Kabaş Yazıları (Salt, 2022), etj.