string(75) "liga-e-kampioneve-ekipet-e-kualifikuara-dhe-data-e-shorit-per-1-8-e-finales"

Futboll

Gazeta Express

10/12/2020 10:37

Liga e Kampionëve: Ekipet e kualifikuara dhe data e shorit për 1/8 e finales

Futboll

Gazeta Express

10/12/2020 10:37

Shorti për rundin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve do të mbahet të hënën, më 14 dhjetor, në orën 13:00.

Faza grupore në Ligën e Kampionëve përfundoi këtë mesjavë, me Real Madridin që e siguroi kualifikimin në ndeshjen e fundit dhe Interin që u eliminua, raporton Gazeta Express.

Real Madridi do të jetë në vazon e parë pas fitores 2:0 kundër Borussia Monchengladbach dhe nuk pritet të ketë kundërshtar të vështirë në rundin e ardhshëm.

Barcelona, ndërkohë, pritet të përballet me kundërshtar shumë të fortë, duke qenë se është në vazon e dytë.

Kundërshtarët e mundshëm të Barçës janë Bayern Munich, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Borussia Dortmund dhe PSG.

Në këtë rund, ekipet nga i njëjti shtet nuk mund të përballen njëri me tjetrin.

Shorti do të hidhet të hënën në orën 13:00.

Vazoja e parë

Bayern Munich

Manchester City

Liverpool

Chelsea

Borussia Dortmund

Juventus

PSG

Real Madrid

Vazoja 2

Porto

Atletico Madrid

Atalanta

Sevilla

Lazio

Barcelona

RB Leipzig

Borussia Monchengladbach

Datat e ndeshjeve

Ndeshjet e para: 16/17/23/24 shkurt

Ndeshjet e kthimit: 9/10/16/17 mars