Liga e Kampionëve: Barcelona përballet me Bayern Munich për herë të parë që nga humbja turpëruese 8:2 - Gazeta Express
string(99) "liga-e-kampioneve-barcelona-perballet-me-bayern-munich-per-here-te-pare-qe-nga-humbja-turperuese-82"

Liga e Kampionëve: Barcelona përballet me Bayern Munich për herë të parë që nga humbja turpëruese 8:2

Futboll

Gazeta Express

14/09/2021 9:50

Faza grupore e sezonit të ri 2021/22 në Ligën e Kampionëve do të nisë sonte me përballje mes gjigantësh qysh në fillim.

Barcelona do të përballet me Bayern Munich për herë të parë që prej humbjes turpëruese 8:2 në çerekfinale të kësaj gare dy sezone më parë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo do të jetë hera e parë në 13 vjetet e fundit që Barça e nis sezonin në garën më prestigjioze evropiane për klube pa ikonën argjentinase Lionel Messi, i cili tani do të mundohet ta arrijë lavdinë me Paris Saint-Germain.

Kampioni në fuqi Chelsea do ta nisë mbrojtjen e titullit me një përballje kundër Zenitit Stamford Bridge në Londër.

Manchester Unitedi, me Cristiano Ronaldon në radhët e veta pas 12 vjetëve, do të përballet me Young Boys.

Juventusi në krizë rezultatesh dhe pa Ronaldon pas tri vjetësh, do të luajë kundër Malmos në udhëtim.

Këto janë çiftet dhe orari i ndeshjeve të së martës. /Gazeta Express/