Dy skuadrat kosovare, Peja dhe Rahoveci të mërkurën (nesër) do të përballen në Ligën Ballkanike.
Ndeshja do të zhvillohet në palestrën ‘Karagaçi’ nga ora 19:00.
Peja ka pesë fitore dhe katër humbje, duke grumbulluar 14 pikë në Ligën Ballkanike, derisa Rahoveci ka tri fitore dhe gjashtë humbje.
Vreshtarët kanë 12 pikë, aq sa ka edhe Vllaznia e Shkodrës, dy skuadrat e fundit në renditjen e BIBL.
Peja dhe Rahoveci së fundi u ballafaquan në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku fituan pejanët në “Mizahir Isma”, derisa në finale mundën Golden Eagle Yllin për të fituar trofeun e parë për këtë edicion.