Vecernji list/ Eksperti kroat për spiunen e arrestuar serbe: Kishte lidhje direkte me zyrën e Vuçiq dhe të Kryeministrit të Kosovës - Gazeta Express
string(129) "vecernji-list-eksperti-kroat-per-spiunen-e-arrestuar-serbe-kishte-lidhje-direkte-me-zyren-e-vuciq-dhe-te-kryeministrit-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 7:29

Vecernji list/ Eksperti kroat për spiunen e arrestuar serbe: Kishte lidhje direkte me zyrën e Vuçiq dhe të Kryeministrit të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 7:29

Mediumi kroat “Veçernji List” ka folur me analistin e mirënjohur ushtarak, Ivica Mandiq, për çështjen e arrestimit të një piloti kroat që ishte edhe pjesëtar i KFOR-it dhe të dashurës së tij serbe nga Mitrovica e Veriut, të dyshuar për spiunazh në favor të Serbisë. Për serben e arrestuar nga Mitrovica e Veriut, thuhe se ishte e afërt e angazhuar për të infiltruar institucione si EULEX-i dhe UNMIK-u, “në veçanti në raste kundër anëtarëve të UÇK-së” dhe informatat i ka bartur përmes Listës Serbe.

Mandiq thotë se vajza kishte lidhje të drejtpërdrejta me Vuçiqin por edhe me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

“Vajza kishte një lidhje të drejtpërdrejtë me zyrën e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, por edhe me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës. Pyetja është nëse në një operacion të tillë agjentja ishte e bindur, sepse ka informacione se ajo ka punuar edhe për një shërbim tjetër të një anëtari të madh të NATO-s,” tha analisti ushtarak Ivica Mandiç.

Siç shkruan “Veçernji List” në Split të Kroacisë është duke u zhvilluar një rast në të cilin një pilot ushtarak i Forcave Ajrore Kroate është nën hetim për dyshime spiunazhi.

Hetimi po zhvillohet mbi dyshimin se partnerë nga Serbia kanë siguruar informacion konfidencial, dhe Gjykata e Qarkut të Splitit pritet të vendos nëse ai do të përfundojë në burg.

Arrestimi i tij për dyshim spiunazhi është konfirmuar nga MORH për edicionin e lajmeve të Televizionit Nova. Thuhet se ai i ka përcjellë të dhëna të ndjeshme një vajze nga Mitrovica, dhe ajo më pas i ka transferuar ato më tej.

“Informacione të tilla mund të rrezikojnë seriozisht sigurinë kombëtare, këtë e rregullon ligji për fshehtësinë e të dhënave, niveli më i lartë është shumë sekret, dhe kjo mund të shkaktojë gjithashtu dëme të pariparueshme për sigurinë kombëtare. Çfarë rasti kemi këtu, do ta përcaktojë sistemi kroat i sigurisë,” tha Dr. sc. Tonji Prodi, ish-oficer i sigurisë.

Sipas të dhënave të para, bëhet fjalë për një pilot i cili ka qenë i angazhuar në një mision në Kosovë. Në hetim janë përfshirë policia civile dhe ajo ushtarake, gjithçka e mbikëqyrur nga DORH, i cili thotë se detajet janë krejtësisht sekrete.

Piloti dhe e dashura e tij ishin arrestuar më parë – ai ishte liruar më pas, ndërsa ajo ishte vendosur në një qendër për të huajt me vendim dëbimi. Por pas shqyrtimit të telefonave të tyre, hetuesit gjetën komunikim komprometues, për këtë arsye ata të dy u arrestuan sërish.

“Ngjarje të tilla në botë ndodhin vazhdimisht, por nuk është e thënë të përfundojnë në këtë mënyrë – sepse profesioni i inteligjencës di si të menaxhojë këtë situatë në disa mënyra,” shtoi Prodan.

Anëtarët e Komitetit të Sigurisë Kombëtare paralajmërojnë se ky është një rast shumë serioz dhe theksojnë se do të diskutohet në mbledhjen e komitetit.

“Sepse në kohë të tilla, kjo është me të vërtetë qëllimi ynë i përbashkët, për të gjitha palët, pavarësisht nga dallimet politike. Ne të gjithë synojmë sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë dhe të vendit tonë, të gjitha misionet tona në vendet ku marrim pjesë në misione,” tha Sandra Bençiç.

Igor Peternel (DOMiNO) thekson: “Kemi një spiun potencial në HRZ, këto janë gjëra shumë shqetësuese dhe na tregojnë se në çfarë gjendje ndodhen forcat e armatosura dhe në çfarë niveli është siguria në Kroaci – dhe kjo është shumë e diskutueshme.”

Misel Jakšić (SDP) shton: “Ky rast na tregon qartë se nevojitet një qasje më e përgjegjshme dhe më racionale ndaj sfidave të sigurisë në të cilat ndodhemi. Ne presim përgjigjen nëse ka pasur ndonjë lëshim në kontrollet e sigurisë.”

“Kjo mund të ndodhë në çdo vend, sidomos duke pasur parasysh rrethanat globale dhe kontekstin në të cilin ndodhin gjërat, ky është një lëshim i sigurisë dhe besoj se do të shërbejë për të reaguar ndaj tij,” tha Dario Hrebak (HSLS).

Për veprën penale të spiunazhit parashikohet një dënim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burg. Nga Qeveria thonë se rasti nuk komentohet, ndërsa Presidenti i Republikës deri tani ka reaguar.

Të gjithë këtë dramë e komentoi edhe analisti ushtarak Ivica Mandiç.

“Ai ishte pilot ushtarak në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës që zhvillohet në Kosovë. Kjo mund të ketë qenë informatë mbi forcat e NATO-s ose të Bashkimit Evropian, pra EULEX-it. Lloji i dytë i informacionit, i cili mund të rrezikonte sigurinë kombëtare të Republikës së Kroacisë, ai as nuk e dinte e as nuk mund ta jepte,” tha Mandiç për Televizionin Nova.

“Vajza kishte një lidhje të drejtpërdrejtë me zyrën e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, por edhe me zyrën e Kryeministrit të Kosovës. Pyetja është nëse në një operacion të tillë agjentja ishte e bindur, sepse ka informacione se ajo ka punuar edhe për një shërbim tjetër të një anëtari të madh të NATO-s,” vuri në dukje ai.

“Sistemi funksionon dhe ai tregon se funksionon. Mund të ndodhin gjithmonë devijime të individëve, por sistemi funksionon shumë mirë dhe nuk duhet ngritur zhurmë në çdo problem të tillë duke kërkuar gabime në sistem. Përkundrazi, sistemi e konstatoi dhe e procedoi atë,” përfundoi ai.