Fehmi Kupina nga Lidhja për Prishtinën ka hapur sonte fushatën për zgjedhjet komunale të Prishtinës. Sipas këtij subjekti mbi 1 mijë pjesëmarrës kanë marrë pjesë në tubimin e Lidhjes për Prishtinën që udhëhiqet nga bartësi i listës Fehmi Kupina.
Para të pranishmëve, Kupina tha “kërkojmë nga ju që kjo energji dhe vullnet të na përcjellë deri më datën 12 tetor, ditën e fitores së madhe të dielës sonë”.
Aty janë prezantuar edhe 56 kandidatët e Lidhjes për Prishtinën për Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Ndërsa në paralajmërimin për hapjen e fushatës, Lidhja për Prishtinën ka pohuar “Me besim në vlerat tona, me vendosmëri për të ruajtur traditën dhe me vizion për të ndërtuar të ardhmen, së bashku për një Prishtinë më të fortë, më të drejtë e më gjithëpërfshirëse”.