Lideri - Gazeta Express
string(6) "lideri"

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

26/09/2022 10:13

Lideri

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

26/09/2022 10:13

Nëse Kurtit nuk i kanë mjaftuar 15 vjet për të krijuar udhëheqës në LVV, atij nuk do i mjaftojnë edhe 50 vjet të tjera

Nga Jashar Etemaj

LIDER krijojnë zakonisht  shoqëritë mekanike, tek ato shoqëri ku nuk ka ndarje të barabartë të pushtetit. 

LIDER kemi tek ato shoqëri patriarkale ku njeriut të fort i thonë – mirë e ke edhe kur i forti e ofendon dhe  e kërcënon një më të butë pa të drejtë. 

Lideri, sipas torollakëve – i di të gjitha. Ai është mjek, shkencëtarë, gjeneral, avokat e gjykatës. Këta torollak mendojnë se Lideri ka dhe duhet ti ketë në kontroll të gjitha impulset shoqërore!!! 

Kjo ide është e pamundshme! 

Kur është bërë e mundshme kjo ide, ka prodhuar veç diktaturë e sistem totalitar. 

Më ka rastisur para 20 viteve një njeri i ankohej liderit lokal se ishte i sëmurë! Për çudi ky tipi ose më mirë thënë LIDERI ia caktoj diagnozën (pa qenë mjek me profesion) dhe i tregoj se çfarë terapie duhet përdorur për tu kuruar!!! 

Në shoqëritë patriarkale liderët bëhen dhe mendojnë se i dinë të gjitha!  

Kur i mbajti  zgjedhjet e përgjithshme AKK-ja, në qershor 2022. Me humor shkrova në murin tim të FB-së: Edhe pse i sfiduar  me shumë kandidatë për postin e Kryetarit, u zgjodh Ramush Haradinaj kryetarë i AKK-së! 

Po si dukët me ju marrë AAK-ën Haradinajve është njësoj si më ia marr Behxhet Pacollit kompaninë “Mabetex”. 

Gazetari dhe shkrimtari amerikan Walter Lippman thoshte: Testi i fundit i një lideri është që ai të lë prapa tek të tjerët, bindjen dhe vullnetin për të vazhduar përpara. 

Albin Kurti si Kryetar i rivotuar u zgjedh kryetar i LVV-së edhe sot. Edhe kryeministri Kurti si Ramush Haradinaj nuk patën kandidatë që t’i sfidojnë për postin e kryetar partie.  Ky veprim tregon se kryeministri Kurti nuk ka qenë në gjendje të lë as ide e as bindje në LVV- ë, që të ec përpara. 

Kam pas shpresuar se Albin Kurti nuk do shpallet kandidat për kryetarë të LVV-së. Kam pas shpresuar se Albini Kurti do bëhet shembull se si duhet shembë idhulli. 

Si votues i LVV-së ndoshta dikush do me thotë: Mos e kritiko Albin Kurtin se ende nuk është koha!? Po, për diktatorët dhe pushtetarë të pangopshëm  asnjëherë nuk ka qenë koha e duhur të vetë hiqen.   

Nëse Albinit nuk i kanë mjaftuar 15 vjet për të krijuar udhëheqës në LVV-ë, atij nuk do i mjaftojnë edhe 50 vjet. 

Kështu mendon një pjesë e madhe e qytetarëve/votuesve të cilët e mbajnë demokracinë.  

Kështu mendojnë ata votues që e kanë sjellë LVV-ë në qeveri. Kështu mendojnë ata qytetarë që votën nuk e japin si premtim jetësorë, po si verifikim të demokracisë dhe premtimeve.