string(74) "lideret-me-thirrje-per-reflektim-e-solidaritet-ne-festen-e-kurban-bajramit"

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 9:16

Liderët me thirrje për reflektim e solidaritet në festën e Kurban Bajramit

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 9:16

Besimtarët myslimanë festojnë të premten festën e Kurban Bajramit. Qindra prej tyre janë tubuar për faljen e namazit të Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, aty ku mbahet ceremonia kryesore.

Myftiu Naim Tërnava ka bërë thirrje për paqe, teksa ka thënë se është festë gëzimi dhe reflektimi.

“Është ditë kur kujtojmë mëshirën e Zotit, faljen dhe begatinë që ai na dhuron. Është ditë kur në si besimtarë, por edhe si shoqëri, i kthejmë sytë edhe më shumë ndaj njëri-tjetrit me dhembshuri, solidaritet dhe përgjegjësi”, ka thënë Tërnava.

E liderët politikë po ashtu kanë uruar besimtarët dhe kanë dhënë mesazhin për paqe e solidaritet.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore.

“Kjo festë shpërfaqë shpirtin e solidaritetit, na kujton rëndësinë e sakrificës, përkushtimit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit. Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore dhe për forcimin e lidhjeve,  dashurisë dhe mirëkuptimit ndërmjet nesh”, ka thënë Osmani.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se kjo festë “na përkujton sa e rëndësishme është të japim e të ndajmë me njëri-tjetrin, në harmoni e me dashuri”.  

aaaaa