Liderët evropianë mblidhen në Londër, i pranishëm edhe kryeministri Rama (Agjenda) - Gazeta Express
string(79) "lideret-evropiane-mblidhen-ne-londer-i-pranishem-edhe-kryeministri-rama-agjenda"

Shqiperi

Gazeta Express

18/07/2024 11:09

Liderët evropianë mblidhen në Londër, i pranishëm edhe kryeministri Rama (Agjenda)

Shqiperi

Gazeta Express

18/07/2024 11:09

Kryeministri i ri britanik, Keir Starmer do të mirëpresë në Pallatin Blenheim udhëheqësit evropianë në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Mes 45 liderëve kombëtarë do të jetë edhe kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Siç raporton Reuters, Starmer gjatë mbledhjes do të theksojë se Mbretëria e Bashkuar ka në plan të “marrë një rol më aktiv dhe më të madh në skenën botërore”, veçanërisht duke ndihmuar Ukrainën të luftojë pushtimin rus dhe do të punojë për të goditur bandat e kontrabandës së njerëzve.

Agjenda

8.00: Mbërritjet e liderëve

10.00: Sesioni i hapjes

11.30: Foto familjare

12.00: Tryeza tematike

13:00: Mundësi për takime dypalëshe/shumëpalëshe dhe drekë

14.45: Mbyllja e seancës së diskutimeve

15:45: Pritje me Madhërinë e Tij Mbretin Charles III

16:45: Takime dhe nisje dypalëshe/shumëpalëshe.