“Liderët e NATO-s bëjnë çfarë të dua unë,” thotë Trump, kërcënon BE-në me tarifë 35% nëse nuk përmbush marrëveshjen 600 miliardëshe të investimeve - Gazeta Express
string(141) "lideret-e-nato-s-bejne-cfare-te-dua-une-thote-trump-kercenon-be-ne-me-tarife-35-nese-nuk-permbush-marreveshjen-600-miliardeshe-te-investimeve"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 15:17

“Liderët e NATO-s bëjnë çfarë të dua unë,” thotë Trump, kërcënon BE-në me tarifë 35% nëse nuk përmbush marrëveshjen 600 miliardëshe të investimeve

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 15:17

Në intervistën e dhënë për CNBC, sipas The Guardian, presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar poashtu se Bashkimi Evropian do të përballet me tarifa deri në 35% nëse nuk përmbush premtimin për investime prej 600 miliardë dollarësh, si pjesë e marrëveshjes BE-SHBA.

“Ata më dhanë 600 miliardë dollarë – një dhuratë, jo hua – dhe për këtë arsye unë ua zbrita tarifat nga 30% në 15%. Ata na kanë shfrytëzuar për shumë vite. Tani është koha të paguajnë,” raportohet të ketë thënë Trump, shkruan The Guardian.

Tutje, bëhet e ditur se Trump ka kritikuar edhe kryeministren e Zvicrës, duke thënë se “nuk donte të dëgjonte” argumentet e tij.

Ai më pas ka folur edhe për industrinë farmaceutike, duke deklaruar se kompanitë fitojnë miliarda duke prodhuar në Kinë, Irlandë dhe vende të tjera:

“Do të vendosim fillimisht një tarifë të vogël për barnat, por brenda një viti – maksimumi një vit e gjysmë – ajo do të shkojë në 150%, e më pas në 250%. Ne duam që barnat të prodhohen në SHBA.”

Raportohet se në kalim e sipër, Trump është mburrur poashtu duke thënë se “liderët e NATO-s bëjnë çfarë të dua unë”.