Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nesër do t’i presë në Ukrainë liderët e Bashkimit Europian.
Ai tha në një konferencë për media se ata do të flasin për strategjinë “jo për vitet e ardhshme, por për javët e ardhshme” dhe do t’i diskutojnë garancitë e sigurisë për Ukrainën.
Vendi, ai tha se ka nevojë për mbështetje nga Europa dhe SHBA-ja, por shtoi se “nuk mund ta humbasim pavarësinë tonë, nuk mund ta humbasim dinjitetin tonë”.
Zelensky, siç raporton BBC, tha se brenda një ose dy javësh, liderët do të takohen në një kryeqytet të Bashkimit Europian për të kuptuar “se çfarë garancish sigurie mund të ketë Ukraina”.
Ka disa “vendime të forta” që duhen marrë, tha Zelensky, ndërsa paralajmëroi një takim të veçantë me liderët e parlamentit të Bashkimit Europian për paketat e mbështetjes dhe sanksionet kundër Rusisë.
Për negociatat për t’i dhënë fund luftës, Zelensky thotë se tema e anëtarësimit në NATO do të jetë “në tryezë”, por ai nuk e di se si “do të përfundojnë” këto diskutime.
Ai tha se është e rëndësishme që edhe liderët amerikanë të jenë atje, “sepse ata janë ndihma jonë kryesore në këtë luftë”.
Zelensky tha se është “mirënjohës” për mbështetjen e administratës Biden dhe Trump, por shtoi se kërkon mirëkuptim dhe garanci sigurie nga presidenti Donald Trump për ta ndihmuar Ukrainën.
Ai shtoi se e ka ftuar Trumpin në Ukrainë dhe dëshiron shumë që ai të jetë atje.
Zelensky tha “ndoshta ai do të vijë ose ndoshta unë do të shkoj në Washington”.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...