Ish-ministri dhe ish-ambasadori Ahmet Shala, i cili po promovon librin e tij “Kur heshtja flet”, tha se ai lindi “si nevojë e shpirtit”.
Autori, i cili e ka cilësuar librin si një përgjigje ndaj “proceseve dhe kurtheve politiko-juridike të montuara” në Gjykatën Speciale në Hagë, tha se nisi të shkruante pas takimeve me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Shala e falënderoi veçanërisht kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që po merr pjesë në ceremoninë e promovimit të këtij libri.
“Do të devijoj pak nga fjalimi sepse dua të them diçka posaqërisht për prezencën e kryeministrit Edi Rama, i cili tej mase më ka nderuar jo vetëm mua, por ka treguar se është një lider që thyen heshtjen”, tha ai.
Në ceremoninë e promovimit të këtij libri po merr pjesë, ndër të tjerë, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.