Lichtsteiner flet për të këqijat e Emeryt: Xhaka meriton më shumë respekt


Gazeta Express
3 Dhjetor 2019 12:16

Stephan Lichtsteiner beson se Unai Emery kishte vështirësi në menaxhimin e lojtarëve të mëdhenj gjatë kohës së tij në Arsenal dhe thekson se Granit Xhaka meritonte të respektohej më shumë.

Periudha njëvjeçare e gjysmë e Unai Emeryt në stadiumin Emirates mori fund të premten, kur spanjolli u lirua nga detyrat e tij si trajner pas disfatës në shtëpi kundër Eintracht Frankfurtit, në Ligën e Evropës, transmeton Gazeta Express.

Ky rezultat e vazhdoi ecurinë pa fitore të Arsenalit në shtatë ndeshje në të gjitha garat – ecurinë më të dobët që nga viti 1992 – dhe e vazhdoi fillimin zhgënjyes të sezonit 2019/20.

Emery mori kritika të shumta për formacionin e parë me të cilin luante dhe insistimin e tij për t’i filluar aksionet nga reparti i mbrojtjes. Marrëdhënia e tij e keqe me Mesut Ozilit ndikoi më përkeqësimin e situatës në Emirates.

Lichtsteiner, i cili ishte lojtari i parë i blerë nga Emery në Arsenal kur e mori postin e trajnerit në verën e vitit 2018, mendon se strategu spanjoll e pati të vështirë ta nxjerrë më të mirën nga disa prej yjeve të klubit.

“Do të thosha se ai është trajner i mirë, por ndoshta pati vështirësi me lojtarët e mëdhenj. Me lojtarët e mëdhenj, ai ndoshta nuk e kishte marrëdhënien për të nxjerrë më shumë nga ta dhe për të nxjerrë performanca të nivelit më të lartë”, ka thënë Lichtsteiner.

“Ndoshta mund të them diçka negative për këtë pikë, por pjesa tjetër ishte pothuajse e gjitha pozitive. Kur një trajner nuk të fut në lojë për dy muaj, është e lehtë ta kritikosh. Por, ky nuk është stili im”.

Kur u pyet për rastin e Xhakës, ai tha: “Unë i kuptoj dy anët. I kuptoj tifozët sepse ata janë ambicioz dhe duan të fitojnë. Ata nuk janë të lumtur, por unë e kuptoj edhe Granitin sepse reagimi i tij ishte njerëzor”.

“Ai meriton më shumë respekt sepse e jep më të mirën për Arsenalin. E shoh si punon, ai është 100 për qind profesionist në punën e tij. Në anën tjetër, sa më i madh të jetë klubi, aq më i madh është presioni. Si lojtar, duhet të mësosh ta menaxhosh presionin sepse është pjesë e lojës”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart