Liburni – Mabetex Prishtina, finalja e Superligës në futsall
Gazeta Express
22/06/2020 16:00
Mabetex
Prishtina dhe Liburni do të luajnë në finalen e “play-off”-it të Superligës së
Kosovës në futsall.
Në
ndeshjet gjysmëfinale të cilat u zhvilluan gjatë fundjavës që shkoi në Ferizaj
pa praninë e tifozëve, Mabetex Prishtina shënoi fitore në duel me rivalin lokal
Prishtina 01, me rezultat 3:2, derisa Liburni u tregua bindës ndaj Pejës, duke
e mposhtur me rezultat 8:0.
Ndeshja finale është paraparë të zhvillohet më 27 qershor në Ferizaj, teksa skuadra kampione do ta përfaqësojë vendin tonë në garat e Ligës së Kampionëve në futsall. /Gazeta Express/