Liburn Aliu tregon pse u vonua programi qeverisës i Kurtit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

11/05/2021 21:03

Liburn Aliu tregon pse u vonua programi qeverisës i Kurtit

Lajme

Gazeta Express

11/05/2021 21:03

Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka treguar se pse duhej aq shumë kohë për finalizimin e programit nga ana e qeverisë.

Aliu mendon se plani u bë në kohë, derisa e veçon atë nga programet e qeverive të kaluar.

“Në mendje i kishim qeveritë e kaluara që s’kanë pasur realisht program por kanë pasur vetëm vazhdimësi të projekteve të njëjta të cilat kanë qenë zakonisht projekte ad-hoc”, tha Aliu në Klan Kosova.

“Për të pasur tamam program të mirëfilltë qeverisës është e pamundur që idetë tua që i ke t’i vendosësh në letër pa i ballafaquar me realitetin që ekziston brenda ministrive”, shtoi ai.

“Vendosja e një programi të ri që është krejtësisht ndryshe nga programet e mëhershme qeverisëse merr kohë pak më tepër. Është realizuar brenda kohës, bile kemi pasur presion që ta bëjmë sa më shpejt”, theksoi Aliu.

“Janë vendosur binarë të mirë të rrugëtimit të punës në secilën ministri”, përfundoi Aliu.