Liburn Aliu lajmërohet me statistika të anulimeve të fluturimeve dy javë pasi tha se diçka e tillë ka mbetur në histori - Gazeta Express
string(119) "liburn-aliu-lajmerohet-me-statistika-te-anulimeve-te-fluturimeve-dy-jave-pasi-tha-se-dicka-e-tille-ka-mbetur-ne-histori"

Lajme

Gazeta Express

02/01/2025 11:27

Liburn Aliu lajmërohet me statistika të anulimeve të fluturimeve dy javë pasi tha se diçka e tillë ka mbetur në histori

Lajme

Gazeta Express

02/01/2025 11:27

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, më 19 dhjetor kishte publikuar një fotografi të tij nga Aeroporti i Prishtinës, duke thënë se kohët kur anuloheshin fluturimet për shkak të motit të keq tashmë i përkasin historisë, shkruan Gazeta Express.

Por s’kanë shkuar as dy javë dhe në aeroportin e Prishtinës janë anuluar disa fluturime për shkak të motit të keq dhe mjegullës. Pas kësaj situate të krijuar përsëri është lajmëruar ministri Liburn Aliu duke arsyetuar anulimin e fluturimeve.

Sipas tij, fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e sistemit të aterimit ILS CAT IIIb kanë aterruar  në aeroport, derisa ata pa certifikim janë anuluar ose devijuar. Aliu ka treguar se 46 shkuarje e ardhje janë realizuar me sukses, derisa 12 fluturime në ardhje janë anuluar.

“Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash.

Fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar.

46 ardhje-shkuarje jane realizuar me sukses, deri sa 12 jane anuluar ne ardhje”, ka shkruar Aliu./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement