Liburn Aliu flet për rastin e Haki Abazit, tregon ku qëndron problemi - Gazeta Express

Liburn Aliu flet për rastin e Haki Abazit, tregon ku qëndron problemi

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 22:35

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur mbi pakënaqësitë e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, i cili tha se për herë të parë nuk po merr pjesë në seancën e kuvendit dhe për këtë të gjitha çështjet ia ka adresuar lidershipit të kësaj partie.

Aliu tha se është problem brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe se ai [Abazi] nuk ka ndonjë problem me qeverinë.

Lexo Edhe:

“Është problem i brendshëm brenda grupit parlamentar. Nuk e di që ka ndonjë problem me qeverinë, nuk e di që është diskutuar ndonjë problem me Haki Abazin. Pra, me gjasë është problem brenda grupit parlamentar”, është shprehur Aliu në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se po të ishte problem që do duhej të diskutohej në kryesi, kryesia do të mblidhej menjëherë.

“Përderisa nuk është problematizu në përmasën që duhet të mblidhet kryesia, mendoj se është problem lokal që kërkon zgjidhjen ku është aty. Nuk ka shenja të ndonjë pakënaqësie të brendshme dhe patjetër se do të sanohet”, ka thënë Aliu, njofton Klankosova.tv.