Liburn Aliu anulon tenderet milionëshe të Arban Abrashit - Gazeta Express
string(56) "liburn-aliu-anulon-tenderet-milioneshe-te-arban-abrashit"

Liburn Aliu anulon tenderet milionëshe të Arban Abrashit

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 16:57

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është anuluar tenderi 44 milionësh për mirëmbajtjen e rrugëve, i cili ishte hapur javëve të fundit nga ish-ministri Arban Abrashi. Përveç tenderit për mirëmbajtje të rrugëve është anuluar edhe ai për privatizimin e shërbimit të Patentë Shoferëve, raporton Express

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Aliu ka thënë se të dy këto vendime janë marrë duke pasur parasysh interesin publik dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Lexo Edhe:

Ai ka bërë me dije se shumë shpejtë do ta riaktivizojnë E-testimin për të rregulluar mbarëvajtjen e testimit për patent shoferë, për të shmangur keqpërdorimet.

“Të dyja këto vendime janë marrë duke pasur parasysh interesin publik dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Po ashtu, së shpejti do ta riaktivizojmë E-testimin për ta rregulluar mbarëvajtjen e testimit për patentë shoferë, duke shmangur kështu keqpërdorimin”, ka shkruar Aliu./Gazeta Express