“Lider që thyen heshtjen” Edi Rama bashkë me Vjosa Osmanin në promovimin e librit për Hagën të ish -Ministrit Ahmet Shala - Gazeta Express
string(118) "lider-qe-thyen-heshtjen-edi-rama-bashke-me-vjosa-osmanin-ne-promovimin-e-librit-per-hagen-te-ish-ministrit-ahmet-shala"

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 12:45

“Lider që thyen heshtjen” Edi Rama bashkë me Vjosa Osmanin në promovimin e librit për Hagën të ish -Ministrit Ahmet Shala

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 12:45

Ish-ministri dhe ish-ambasadori Ahmet Shala, i cili po promovon librin e tij “Kur heshtja flet”, tha se ai lindi “si nevojë e shpirtit”.

Autori, i cili e ka cilësuar librin si një përgjigje ndaj “proceseve dhe kurtheve politiko-juridike të montuara” në Gjykatën Speciale në Hagë, tha se nisi të shkruante pas takimeve me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Shala e falënderoi veçanërisht kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që po merr pjesë në ceremoninë e promovimit të këtij libri.

“Do të devijoj pak nga fjalimi sepse dua të them diçka posaqërisht për prezencën e kryeministrit Edi Rama, i cili tej mase më ka nderuar jo vetëm mua, por ka treguar se është një lider që thyen heshtjen”, tha ai.

Në ceremoninë e promovimit të këtij libri po merr pjesë, ndër të tjerë, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement