Libri i Flamur Malokut "Fishta dhe tradita e leximit" shpërblehet në Lezhë - Gazeta Express
string(72) "libri-i-flamur-malokut-fishta-dhe-tradita-e-leximit-shperblehet-ne-lezhe"

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

23/10/2021 13:59

Libri i Flamur Malokut “Fishta dhe tradita e leximit” shpërblehet në Lezhë

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

23/10/2021 13:59

Shkrimtari dhe poeti kosovar, Flamur Maloku, është shpërblyer për librin e tij ‘Fishta dhe tradita e leximit’, gjatë kremtimit të 150 vjetorit të ditëlindjes së Gjergj Fishtës në Lezhë.

Vepra e Malokut është vlerësuar nga Bashkia e Lezhës dhe Ministria e Kulturës në Shqipëri si libri më i mirë studimor gjatë dy viteve të fundit.

“Sot, në Lezhë, me rastin e kremtimit të 150-vjetorit të Ditëlindjes së Poetit Kombëtar At Gjergj Fishta, Bashkia e Lezhës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, shpërbleu librin tim “Fishta dhe tradita e leximit”, për veprën më të mirë studimore gjatë dy viteve të fundit”, ka thënë Maloku./Express/