Librazhd/ I vuri zjarrin pyllit të fshatit Xhyrë, merret nën akuzë i mituri piroman
Shqiperi
Gazeta Express
31/07/2025 11:30
Një zjarr i ndezur në pyllin e fshatit Xhyrë ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pemë, duke shkaktuar dëme në mjedis. Policia e Elbasanit ka identifikuar si autor të dyshuar një të mitur, banues në fshatin Xhyrë, i cili është marrë nën hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa Policia ka apeluar që qytetarët të mos ndezin zjarre dhe të raportojnë çdo rast në numrin 112.