string(94) "lezhe-strehoi-mikeshen-ne-shtepine-e-tij-38-vjecari-kryen-marredhenie-me-vajzen-e-saj-te-mitur"

Lezhë/ Strehoi mikeshën në shtëpinë e tij, 38-vjeçari kryen marrëdhënie me vajzën e saj të mitur

Shqiperi

Gazeta Express

16/02/2025 12:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Simon Gjoka, 38-vjeç, është arrestuar nga Policia e Lezhës, pas akuzave për vjedhje dhe për marrëdhënie seksuale me të mitur. 

Sipas njoftimit të policisë, Gjoka është identifikuar si autor i disa vjedhjeve, ndërsa pas kontrollit të telefonit të tij, u zbardh një ngjarje tjetër tronditëse. Ai rezulton të ketë kryer marrëdhënie me një vajzë 13-vjeçare, bijën e mikeshës së tij, e cila së bashku me të bijën strehohej në banesën e tij.

Lexo Edhe:

Si pasojë e këtyre hetimeve, Simon Gjoka është arrestuar dhe aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për hetimin e vjedhjeve të tjera të mundshme që ai ka kryer.